Droga, 12 vjet burg 2 shqiptarëve në Londër

12/02/2011 13:20

Një gjykatë e Londrës ka dënuar me burg dy shtetas shqiptarë të cilët u kapën në zotërim të një sasie lënde narkotike, të llojit kokainë.

Kështu, Dritan dhe Olger Bullari janë dënuar me nga 6 vjet burg secili, pasi u kapën kohë më parë me kokainën të fshehur tek airbag-et e makinës.

Arrestimi i tyre u krye nga agjentët e Organizatës Speciale për Krimin e Organizuar, SOCA, pas një përgjimi të gjatë.

Gjatë seancës gjyqësore, dy vëllezërit shqiptarë kanë pranuar akuzën për trafik kokaine, aktivitet gjithnjë e në rritje tek grupet kriminale shqiptare në Britani.

Top Channel