Studimi, dhembja mund të vetëreduktohet

11/02/2011 12:30

Ajo që shikon mund të ndikojë në nivelin e dhembjes, zbuloi një studim u publikuar sot në BBC.

Instikti i të gjithë njerëzve është që të shmangin shikimin nga një ngjarje e dhimbshme siç është bërja e një injeksioni, por nga kërkimet është vërtetuar se nëse e shikon agen duke u futur në mish, do të ndiesh më pak dhembje.

Studimi u publikua fillimisht në revistën e specializuar “Psycholigical Science”, në një përpjekje për të zbardhur mekanizmin se si reagon truri ndaj dhembjeve.

Studimi u krye me ndihmën e 18 vullnetarëve, në bashkëpunim nga Universiteti i Londrës dhe ai i Milanos.

Personave iu vendos në dorë një pajisje ngrohëse, e cila do të vazhdonte të rriste temperaturën, deri në momentin kur pacientët do të ndienin dhembje.

Testi u krye dy herë, me dhe pa shikimin e vullnetarëve, ndërsa rezultatet treguan se mundësia për të toleruar dhembjen trupore ishte më e madhe në rastet kur ngjarja shihej nga të testuarit.

Sipas përfundimit të studimit, shmangia e vëmendjes rrit pasigurinë dhe impulset nervore në tru, duke bërë që përceptimi i dhembjes të jetë më i fortë.

Top Channel