Nokia formon partneritet me Microsoft

11/02/2011 09:10

Nokia ka njoftuar se po planifikon të formojë një “partneritet strategjik” me Microsoft.

Marrëveshja parashikon që Nokia të përdorë sistemin operator telefonik të Windows për celularët e saj tip smart, ka bërë të ditur kompania.

Microsoft do të fuqizojë shërbimet e kërkimit të Nokia, ndërkohë që Nokia Map do të bëhet shërbimi kyc i Microsoft.

Më herët gjatë javës drejtori ekzekutiv i Nokia, Stephen Elop i dërgoi një memo stafit duke paralajmëruar se kompania ishte në krizë.

Strategjia e re parashikon që sistemi aktual operativ për telefonët smart do të anashkalohet gradualisht.

Top Channel