Aktori hollivudian, Jude Law, nuk është përgjegjës për ndarjen me të fejuarën Sienna Miller, burime familjare të tij informuan.
Aktori 38-vjeçar dhe modelja 29-vjeçare bënë të ditur ndarjen e tyre ditën e martë, duke krijuar menjëherë spekulime se kishte qenë një tradhëti e Jude ajo që kishte shkaktuar prishjen.
Megjithatë, një burim familjar i aktorit, deklaroi për “Daily Mail”: “Është e qartë se gjërat nuk janë veçanërisht mirë në jetën e Jude për momentin. Gjithçka që mund të them është që ai po kalon një moment të dhimbshëm, por na ka bërë të qartë se Sienna ishte fajtore për ndarjen”.
Sipas asaj që shkruan gazeta britanike, modelja është parë së fundmi në shoqërine e aktorit 32-vjeçar Joe Armstrong, me të cilin mund të ketë nisur një lidhje paralele.
Top Channel