Jennifer Aniston do të kthehet në New York

11/02/2011 21:20

Aktorja Jennifer Aniston kishte shumë mall për vendin në të cilin kaloi fëmijërinë e saj dhe tashmë mendon se është koha e duhur për tu kthyer në New York.

Kjo gjë nuk është menduar gjatë nga ish-protagonistja e serialit të famshëm “Friends”.

Aktorja ka thënë se një ditë të bukur është zgjuar dhe vendosi që duhet të “thjeshtëzonte” jetën dhe t’i kthehej rrënjëve të saj.

Në një intervistë për “Good Morning America”, Aniston theksoi: “Kam qenë gjithmonë në kërkim të gjërave të ndryshme dhe kuptova që mua më mungon New York. Këtu jam rritur.”

Top Channel