Cox shfaqet me paterica në xhirime

11/02/2011 13:00

Aktorja hollivudiane, Courteney Cox, u shfaq duke çaluar me një patericë, në xhirimet e filmit “Golden Girl” në qytetin Kugar, SHBA.

Protagonistja e serialit “Friends”, luan në këtë film rolin e një gruaje të vjetër, e apasionuar pas meshkujve më të rinj në moshë.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në gju së fundmi, kështu që i duhet të mbajë një patericë për t’u mbështetur, ndërsa në vend të këpucëve përdor shapka, në mënyrë që të ndihet më rehat.

Cox është nëna e divorcuar e një vajze 6-vjeçare të quajtur Koko, nga martesa e saj me David Arquette. Ky i fundit, doli nga rehabilitimi për alkoolin vetëm në javën e fundit.

Top Channel