Shën Valentin, më shumë intime se sa lule

10/02/2011 17:55

Meshkujt britanikë do t’i bëjnë partnereve të tyre si dhuratë më shumë veshje intime se sa lule, gjatë ditës së Shën Valentinit.

”Veshjet intime janë më të preferuarat për shkak të domethënies dhe buxhetit”, deklaroi Sharon Webb, drejtuese e një departamenti shitjesh së veshjeve të brendshme në Britani.

Anketa u ndërmorr nga e përditshmja “The Guardian”. Ndërsa veshjet erotike intime mund t’i gjesh që nga 4,5 paund, një buqetë me trëndafila të kuq kushton rreth 100 paund.

Megjithatë, sondazhi tregoi se ka edhe nga ata meshkujt që janë në gjendje të mirë ekonomike, që përsëri do të preferonin të shpenzonin edhe më shumë se 100 paund me veshje erotike, se sa me lule.

”Përveçse kushtojnë më pak, janë një dhuratë në gjendje që të gëzojnë si marrësin, ashtu edhe dhuruesin”, shkruante “The Guardian”.

Top Channel