Rusi, protestë e vajzave me minifund

10/02/2011 20:30

Shtatë vajza me minifund u paraqitën me lopata në dorë përpara Bashkisë së Shën Perërburgut, për të protestuar ndaj autoriteteve lokale për mospastrimin e rregullt të botës në rrugë.

Sipas tyre, të ecësh me taka dhe me minifund, kur rrugët gjatë dimrit janë të mbushura me dëborë, është një sfidë e vërtetë. Megjithatë, vajzat nuk kanë ndërmend të bëjnë kompromis dhe të ndalojnë së shfaquri hiret e tyre për shkak të motit.

Vajzat i përkasin një shoqate të quajtur XZ, e cila më parë ka përdorur modelet për të tërhequr vëmendjen për çështjet sociale dhe morale.

Top Channel