Murati: Diplomacia, qëndrim dypalësh

10/02/2011 21:55

Analisti diplomatik Shaban Murati thotë se diplomacia ka një vështrim dypalësh lidhur me zhvillimet në Shqipëri.

“Një palë është për publikun, në skenë dhe tjetra për aktorët, prapa skenës”, deklaron Murati.

 Sipas tij, aktorët politikë shqiptarë janë përpjekur t’i interpretojnë këto qëndrime sipas dëshirave të tyre.

“Countryman u ka thënë shqiptarëve se fjalimet tona mos i mësoni nga interpretimet e politikanëve”, shprehet Murati.

Ai shton më tej se rezultatet për zgjidhjen e krizës politike do të vijnë nga bisedimet prapa kuintave, por është ende herët. “Qëndrimet e ambasadorëve nuk duhen hiperbolizuar”, shton analisti i njohur diplomatik.

Top Channel