Minxhozi: Shqipëria, problem europian

10/02/2011 22:25

I ftuar në Top Story analisti Skënder Minxhozi vlerësoi se kriza shqiptare po vërteton se gjithmonë e më shumë vendi ynë do të kthehet në një problem tërësisht europian, ku ndërhyrjet e Uashingtonit do të jenë të pakta.

Duke analizuar politikën amerikane në drejtim të Shqipërisë, zoti Minxhozi tha se Uashingtoni me vetëdije po i lë më shumë hapësira angazhimit të Brukselit për zgjidhjen e krizës shqiptare. Ai tha se Europa po merr më shumë prioritet në këtë drejtim, për këtë zoti Minxhozi solli si shembull angazhimin e grupeve parlamentare të PE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri në këto 2 vitet e fundit si dhe emërimin urgjent të të dërguarit të BE-së për Shqipërinë, Lajcak.

“Shqipëria do të jetë një cështje europiane tashmë, në momentin që kemi hyrë në një rrugë si ajo e integrimit, me Brukselin jemi në një marrëdhënie të ngushtë e detyruese, angazhim në vullnetitn politik, financiar etj. Shqipëria do të jetë një cështje europiane. Kjo krizë tregon se qendrimi europian ka qenë më agresiv se sa ai i SHBA-së. Ka një akordim të prioritetit më shumë drejt Brukselit nga ana e Uashingtonit. Europa po merr më shumë terren në këtë drejtim. Në 2 vjet të dyja grupet politike të pe-së kanë qenë më aktive”, deklaroi analisti Minxhozi.

Top Channel