Michelle Obama kundër Facebook

10/02/2011 08:20

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, është kundër përdorimit të Facebook nga ana e vajzave të saj, Sasha dhe Maila.

“Nuk më pëlqen që të rinjtë të përdorin Facebook. Është diçka që nuk është e domosdoshme për ta”, tha Michelle për televizionin ‘NBC’ ditën e mërkurë.

Malia (12 vjeç) dhe Sasha (9 vjeç) nuk kanë një profil në Facebook sepse Shërbimet Sekrete të Shtëpisë së Bardhë nuk e lejojnë këtë gjë për arsye sigurie. Vajzat mund të hapin profilin e tyre kur çifti Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por sipas mamasë së tyre, kjo do të varet nga mosha që do të kenë kur kjo gjë do të ndodhë.

Facebook lejon që të hapin profil vetëm personat që janë mbi 13 vjeç edhe pse fëmijë më të vegjël hyjnë duke deklaruar një moshë më të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA