Europa avancon në luftën ndaj tumorit

09/02/2011 20:30

Ekspertët parashikojnë një rënie të rasteve të kancerit në Europë gjatë vitit 2011, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

BBC, duke iu referuar të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se norma e meshkujve të prekur do të ulet me 7%, ndërsa ajo e femrave me 6%,.

Të përkthyera në numra, kjo përqindje do të thotë se 100 mijë jetë do të kursehen, ndërsa numri i vdekjeve nga sëmundja në kontinent do të bjerë në 1,3 milion njerëz gjatë 2011-s.

Lajmi i mirë është se rëniet e fundit në rastet e të prekurve nga kanceri i stomakut, shtyllës kurrizore, gjoksit, zorrës së trashë e prostatës pritet të vazhdojnë, edhe pse janë në rritje rastet e kancerit të mushkërive.

Numri i të prekurve do të bjerë nga 154 në 142 të prekur në 100 mijë persona, nga të cilat 1/3 vdesin që në dy vitet e para të shfaqjes së tumorit.

Numri i viktimave po reduktohet në Europë edhe në avancimin e praktikave mjekësore, në luftën kundër tumoreve.

Top Channel