At Dhimitraq Veriga: Vllehët s’janë grekë

09/02/2011 22:05

At Dhimitraq Veriga, nga Korca, ka hedhur poshtë deklaratat e konsullit grek në këtë qytet, se vllehët kanë kombësi greke.

“Korca nuk është greke, vllehët nuk janë grekë. Përderisa janë vllehë domethënë se janë të një kombi tjetër. Unë kam lindur vllah dhe kur kam vajtur në shkollë kam mësuar si gjuhë të parë shqipen”, ka deklaruar At Veirga.

Sipas tij, konsulli Ikonomus kërkon të krijojë ndasi mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për rrjedhojë ai nuk mund të vazhdojë të qendrojë në këtë post.

“Ai kërkon të fusë përcarje mes shtetit tonë dhe shtetit grek. Për mua ai nuk është as konsull e as diplomat”, ka shtuar ati i shenjtë.

Top Channel