Pogradec, vritet me thikë 26-vjecari

08/02/2011 08:30

Një i ri 26-vjecar ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit, pasi është goditur për vdekje me thikë nga një person tjetër.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është shtetasi Sulo Oparaku, nga fshati Selcë.

Sipas burimeve, me të mbërritur në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit, shtetasin Mentor Xhyra.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se vrasja ndodhi pas një grindjeje që filloi për motive të dobëta.

Top Channel