Këngëtarja Lady Gaga mbeti e befasuar një ditë më parë, kur i përplasën derën në fytyrë, ndërsa shkoi të vizitonte apartamentin e saj të vjetër.
Mbretëresha e muzikës pop, e quajtur realisht Stefani Germanotta, u rikthye në apartamentin e saj të vjetër në Nju Jork, vendin ku jetonte përpara se të bëhej e famshme.
Ajo dëshironte t’i tregonte një programi të quajtur “60 Minutes” mënyrën se si kishte jetuar më parë, por rezidenti aktual i apartamentit refuzoi që t’i hapte derën dhe të lejonte të xhirohej brenda.
Duke i prerë të gjitha shpresat amerikanes, banori prishi edhe skenarin e emisionit të drejtëpërdrejtë, ndërsa drejtuesi i saj u detyrua të improvizonte me këngëtaren një bisedë rreth fillimeve të saj në muzikë.
Top Channel