Tashmë është zyrtare: Dielli është një sferë.

Këtë e vërteton harta e parë 3D e cila bën të mundur të shikohet e gjithë sipërfaqja diellore dhe atmosfera që e rrethon.

Imazhet e shpërndara nga NASA do lejojnë që “parashikimet meteorologjike” diellore të përmirësohen ndjeshëm, thënë ndryshe të kuptohet më mirë intensiteti i erës diellore i cili shkakton probleme për satelitët dhe telekomunikacionin.

Dy satelitë binjakë janë lëshuar në hapësirë në vitin 2006 dhe tashmë janë të pozicionuar në dy anët e Diellit: njëra ndodhet përballë Tokës, ndërsa tjetra qëndron “e fshehur” pas Diellit. Këto satelitë dërgojnë imazhe të Diellit nga të dyja anët duke bërë të mundur pamjen 3D.

Top Channel