Rinas, mbërrin trupi i pajetë i Aleks Nikajt

06/02/2011 14:00

Mbërrin në Rinas trupi i pajetë i Aleks Nikajt, i plagosur në demonstratën e 21 janarit.

36-vjeçari humbi jetën në një spital në Turqi, ku ishte dërguar pas plagosjes.

Aleks Nikaj, babai i dy fëmijëve, u nda nga jeta pas 16 ditësh në gjendje kome.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe deputetë të PS-së, po bëjnë homazhe për Aleks Nikajn në Rinas.

Deputeti i PS-së, Kadeli, tha se Nikajt i është bërë ekspertiza në Turqi e cila ka treguar se plumbi që e ka plagosur ka ardhur nga kryeministria.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA