Zogjtë në Çernobil, me mutacione

05/02/2011 11:20

Zogjtë që jetojnë në zonën pranë Çernobilit kanë një tru 5% më të vogël se normalisht, si efekt i lidhur drejtëpërsëdrejti me mutacionet gjenetike që ka shkaktuar shpërthimi bërthamor.

Përfundimi u arrit pas studimit të 550 llojeve të zogjve, të cilët i përkasin 48 specieve të ndryshme. Rezulatet u publikuan në mëngjesin e sotëm në revistën “Plos One”.

Një tru më i vogël do të thotë se zogjtë e marrë në studim kanë aftësi më të ulta konjitive dhe një zgjuarsi më të ulët nga mesatarja e species së tyre.

Studimi u udhëhoq nga një grup kërkuesish nga Norvegjia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prill 1986, një reaktor bërthamor shpërtheu si pasojë e një incidenti, duke provokuar një shpërthim nuklear në Çernobil, Ukrainë.

Substancat radioaktive, të hedhura në ajër, shkaktuan dhjetëra mijëra viktima, edhe shumë larg kufijve të Bashkimit Sovjetik, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një zonë rreth reaktorit të dikurshëm bërthamor është e ndaluar edhe sot për vizitorët, pasi niveli i substancave radioactive mbetet i lartë.

Top Channel