Tiranë, skema e re e qarkullimit

05/02/2011 15:45

Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të gjithë shoferët e automjeteve të respektojnë shenjat e qarkullimit në qendër të Tiranës.

Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia ka saktësuar se vetëm mjetet e transportit publik do të kalojnë përgjatë sheshit “Skënderbej”.

“Devijimi i sotëm i trafikut është edhe skema finale e qarkullimit për kompletimin e punimeve të infrastructures nëntokësore për sheshin ‘Skënderbej’. Ashtu siç kishim thënë mjetet e transportit publik do të kenë prioritet dhe do të jenë të vetmet që do të kalojnë përgjatë sheshit. I gjithë fluksi i trafikut që vjen nga krahu jugor i bulevardit, do të devijohet në rrugën Abdi Toptani, ndërsa rruga e Dibrës, do të jetë tashmë e hapur. I bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë të gjitha shenjat e qarkullimit rrugor të vendosura nga ana e bashkisë së Tiranës”, është shprehur Punavia.

Në sheshin “Skënderbej” po vijojnë punimet nëntokësore të cilat do të zgjasin disa muaj.

Top Channel