PS: Do vazhdojmë protestat

05/02/2011 13:50

Pas manifestimeve të ditës së djeshme në katër qytete, Partia Socialiste ka njoftuar sot vazhdimin e protestave.

“Demonstrata për largimin e kësaj qeverie do të vazhdojnë”, ka deklaruar në një deklaratë të shkurtër për shtyp, zëdhënësja e PS, Megi Ajtyresa.

Ditën e djeshme opozita e bashkuar protestoi njëkohësisht në Tiranë, Vlorë, Korcë dhe Lezhë. Sipas PS, vetëm në kryeqytet morën pjesë 40 mijë persona.

Top Channel