Shqipëria U-21 shmang të mëdhenjtë
04/02/2011 13:40
Kombëtarja shpresa e futbollit shmangu përballjet me superfuqitë e kontinentit, në shortin e mbajtur sot për eliminatoret e Europianit të 2013-s.
Në shortin e hedhur më parë në Nion të Zvicrës, Rusia, Portugalia, Moldavia dhe Polonia u përcaktuan si kundërshtarët tanë.
Kompeticioni zhvillohet nga UEFA një herë në dy vjet. Kampione në fuqi e Europianit U-21 është Gjermania.
Top Channel