Flirtimi në celular, çfarë s’duhet bërë

04/02/2011 11:35

Celulari është shndërruar në një mënyrë jetese të shekullit XXI dhe shumë histori dashurie kanë lindur pikërisht nëpërmjet tij.

Megjithatë, janë edhe më të shumta rastet kur njerëzit kanë prishur një histori të mundshme, nëpërmjet pakujdesisë në atë që shkruanin.

Revista amerikane, ”Vanity Fair” publikoi sot pesë këshilla për të gjithë ata që janë apo kanë ndërmend të flirtojnë nëpërmjet mesazheve.

1. Gjej momentin domethënës. Nuk është e thjeshtë për të gjetur momentin e duhur, por një prej rasteve më të mira për të shkruar është në mëngjes pas një takimi të mirë.

Një mesazh që thotë faleminderit për kohën e mrekullueshme të kaluar mbrëmë nuk do të prishë asnjëherë punë, ndërsa njëkohësisht do të japë sinjalin se pret me padurim të kalosh në takimin e ardhshëm.

2.
Mos zëvendëso telefonatat. Shumë persona, thjesht për prakticitet apo sepse janë të turpshëm, zgjedhin të shkruajnë sms në vend që të telefonojnë. Nuk është diçka e mirë të bësh këtë, ateherë kur mund të flasësh me zë. Përse?

Pavarësisht se shkurton punë, dërgimi i mesazheve nuk ndihmon në formimin e një lidhje dhe nuk është interaktiv. Nëse dëshiron vetëm të përshëndesësh dikë, atëherë është më mirë ta bësh këtë duke e telefonuar.

3. Mos kalo masën. Nëse telefoni i njeriut që ju jeni i interesuar nuk do të pushojë së rëni nga mesazhet, atëherë është e sigurt që po arrini efektin e kundërt të dëshiruar.

Vëmendja e tepërt në fillimin e një lidhje sjell pothuajse gjithmonë largimin e personit subjekt i kësaj vëmendje. Është e pranueshme të pyesësh dikë se si ia ka kaluar natën e fundit, por jo të bësh 100 pyetje se ku është, çfarë ka veshur dhe çfarë do të hajë.

4. Shiko orën. Një person nuk do të shikojë me sy shumë të mirë nëse e zgjon nga gjumi. Për këtë arsye, nuk duhet shkruar përpara orës 10 të mëngjesit, nëse nuk është e sigurt që përsoni do të jetë zgjuar më parë.

Edhe mesazhet gjatë natës janë të këshillueshëm të shmangen. Ndërsa disa mund ta interpretojnë si shpehje interesi, shumica do të konsideronin një njeri që i nis një mesazh në orën katërt të mëngjesit si të çuditshëm apo të fiksuar.

5.Mos thuaj asgjë që s’do të thoje në sy. Një problem i madh në mesazhe është se shumë herë në to thuhen gjëra që më vonë nuk mbahen mend.

Është e rëndësishme që kur shkruan një mesazh të mos thuash gjëra të pavërteta, thjesht për të lënë përshtypje të mirë, pasi një mesazh krijon më shumë impakt dhe rezervohet më mirë në kujtesën e marrësit dhe jo të dërguesit.

Top Channel