Top Show, ekonomistët: Taksa e sheshtë, problem

03/02/2011 00:35

Gjendja e ekonomisë, sistemi i taksave dhe se sa është barra e tij në xhepat e familjeve shqiptare u diskutuan nga të ftuarit në talk show-n, Top Show në Top Channel.

Rektori i Universitetit Mesdhetar Shqiptar, Anasatas Angjeli gjatë fjalës së tij kritikoi taksën e sheshtë e cila sipas tij, pas 3 vjetësh që ka hyrë në fuqi, duhet të ndryshojë, pasi por rendon familjet e thjeshta shqiptare.

“Për 15 vjet kemi patur një sistem tatimor progresiv, dhe mbase në momentin kur u vendos taksa e sheshtë, që kur u vendos në vitin 2008, kemi të drejtë të bëjmë një analizë të plotë të ndikimit të kësaj takse dhe në ekonomi dhe i ka ardhur koha ta gjykojmë. T’i rikthehemi taksës progresive”, tha zoti Angjeli.

Më herët taksa e sheshtë është kritikuar edhe nga Specialisti i cështjeve ekonomike, Gjergj Filipi. I ftuar në studio Filipi tha se kjo taksë, që aplikohet në 10 përqind të pagës së cdo shqiptari, është e padrejtë pasi aplikohet njësoj për paga të ndryshme dhe solli efektin e kundërt nga sa pretendonte qeveria.

Top Channel