Mona Liza nuk është portreti i një gruaje.

Sipas disa studimeve të fundit që janë bërë mbi veprën e Leonardo da Vinci, Mona Liza i ngjan një mashkulli me emrin Leonardo Salai, me të cilin Da Vinci ka jetuar për 20 vjet.

“Salai kishte tipare femërore dhe ngjan shumë edhe me disa piktura të tjera të bëra nga Da Vinci”, shpjegon Silvano Vinceti, president i Komitetit Kombëtar të Vlerave Historike.

Më tej, Vinceti shton: “Vepra nisi si një portret i Lisa Gherardini, por me kalimin e kohës u shndërrua në diçka tjetër. Da Vinci krijoi një portret të idealizuar dhe jo një portret të caktuar.”

“Kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse ky portret bën që të lindin kaq shumë teori”, përfundoi Vinceti.

Top Channel