Bangladesh, rrihet me kamzhik deri në vdekje

03/02/2011 14:20

Katër persona janë arrestuar në Bangladesh për përfshirje në vrasjen e një vajze 14-vjeçare.

Hena Begum është goditur 80 herë me kamzhik në Shariatpur sepse akuzohej se kishte lidhje me një burrë të martuar.

Policia theksoi se dënimi i është dhënë në bazë të ligjit islamik.

Më parë, vajza ishte rrahur edhe nga familja e burrit të martuar.

Top Channel