Anulimi i seancës së Kuvendit

03/02/2011 14:20

Partia Socialiste ka sulmuar kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrin Berisha për anulimin e seancës së Kuvendit. (UPDATE)

Deputeti socialist Sajmir Tahiri deklaroi se ky ishte një vendim i njëanshëm, politik dhe që tregon frikën e përballjes së qeverisë me opozitën në Kuvend.

“Parlamenti është marrë peng, të gjitha institucionet janë marrë peng. Por Saliu do të na ketë përballë. Ne do vazhdojmë rezistencën tonë paqësore”, ka deklaruar Tahiri.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Berisha që të dorëzojë gardistët dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të reja”, ka pohuar Tahiri.

Top Channel