Rihanna, super “e nxehtë” në videon e re

02/02/2011 09:10

Video e këngës më të fundit të Rihanna (S&M) është më “e nxehta” e karrierës së këngëtares nga Barbados.

Rihanna shfaqet në skena të nxehta dhe me veshje që e bëjnë Lady Gaga-n të duket si murgeshë.

Këngëtarja nuk ka pranuar kurrë që veshja e saj është seksi.

“Femrat nuk i pëlqejnë femrat e tjera që vishen bukur. Njerëzit janë hipokritë dhe mezi presin që të kritikojnë sepse nuk ndihen mirë me veten. Kjo është arsyeja. Mendoj se femrat duhet të shohin më shumë jetën e tyre, por e kuptoj se të qënit një person publik i ka këto”, ka deklaruar Rihanna kohët e fundit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel