Parkisonin e kemi në gjenet tona

02/02/2011 21:35

Gjenet luajnë një rol shumë më të madh nga sa ishte menduar më parë në sëmundjen e Parkinsonit, ishte përfundimi i një studimi shkencor.

Revista “Medical Journal” raportoi ditën e sotme se janë zbuluar pesë gjene të reja të trashëgueshme, të cilat mendohet se ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes.

Me këtë zbulim, shkon në 11 numri i gjeneve që mendohet se zhvillojnë sëmundjen. Sipas revistës, shkenca po shkon më pranë zbulimit të një kure që mund të trajtojë Parkinsonin.

Zakonisht, Parkinsoni prek personat në moshën mbi 60-vjeçare. Ai shoqërohet me dridhje të muskujve, deri në degradim të plotë të sistemit nervor qëndror.

Parkinsoni zhvillohet si pasojë e humbjes së qelizave neurotike në një pjesë të veçantë të trurit, si pasojë e një toksine që krijon vetë trupi, për shkak të një mutacioni, sistemi I të cilit nuk është kuptuar tërësisht.

Top Channel