Nxirr emocionet duke shkruajtur

02/02/2011 10:50

Jo gjithmonë një përgatitje perfekte ndihmon të arrish rezultatet maksimale.

Në momentin vendimtar, frika se nuk do ia dalësh dot dhe droja mund të jenë një pengesë e madhe edhe për studentët e shkëlqyer apo menaxherët e aftë.

Por, një studim i publikuar në revistën “Science” jep zgjidhjen e problemeve që kanë lidhje me ankthin. Mjafton të shkruash në një letër të gjitha ndjenjat 10 minuta përpara provës që na vë në ankth. Kjo gjë liron mendjen dhe përqendrimi vjen më lehtë.

“Ky ushtrim nuk vlen vetëm për provimet e studentëve, por edhe në fusha të tjera. E kam fjalën për njerëzit që duhet të flasin në publik ose për ata që kanë intervista pune”, u shpreh Sian Beilock, psikolog në Universitetin e Chicago.

Top Channel