Lushnje, shtrenjtohet buka

02/02/2011 21:10

Që prej dy ditësh në qytetin e Lushnjes cmimi i bukës ka kapur shifrën më të lartë në të gjithë historinë.

Prej datës 1 shkurt, një bukë kushton nga 100 lekë në 120 lekë për kilogram. Kjo rritje cmimi, sipas pronarëve të furrave të bukës, ka ndodhur për shkak të rritjes së cmimit të miellit.

Ata thonë se është dyfishuar cmimi i 100 kilogramë miell nga 3.500 lekë në 7.000 lekë. Rritje të madhe të cmimeve kanë pësuar edhe produktet e tjera me bazë miellin.

Top Channel