Shqipëria ka sot një konsum hidrokarburesh për frymë rreth 0,4 ton. Në rajon kjo shifër është rreth 1.2 – 1,4 ton/frymë, ndërsa në vendet e BE-së, ky tregues është rreth 2 ton/frymë.
Shqipëria numëron për çdo 2600 banorë një pikë karburanti, në rajon kjo shifër vërtitet nga 3500-4500 banorë/pikë karburanti, ndërsa në vendet e BE-së një pikë karburanti i shërben 6500-8000 banorëve.
Numri i pikave të karburantit për çdo 100 kilometra në Shqipëri është 4,2 pika/100 km, ndërsa në vendet e BE-së është 0.13-0.16 pika/100 km.
Për këto arsye, shoqata i ka kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë për të rregulluar tregun.
Top Channel