Izrael, zbulohet kisha 1 500-vjeçare

02/02/2011 21:45

Arkeologët izraelitë kanë arritur të zbulojnë një kishë 1 500-vjeçare në Kodrat Judeiste, në të cilën përfshihet edhe disa mozaikë të ruajtur veçanërisht mirë.

Kisha është e stilit bizantin, raportoi “Associated Press” gjatë pasdites. Arkeologët kanë dy muaj që kanë nisur gërmimet, por në fillim besonin se ishin duke nxjerrë mbi dhe një sinagogë.

Kisha do të jetë e shikueshme për një javë tjetër, përpara se arkeologët ta groposin përsëri, për të siguruar mbrojtje, deri në përpilimin e një strategjie të saktë për rikonstruksionin.

Bazilika e vogël, me një dysheme tërësisht të zbukuruar me mozaikë, është ngritur midis shekujve V-VII të erës sonë.

Top Channel