Djali i Beckham i përkushtohet baletit
02/02/2011 10:05
Djali i vogël i David dhe Victoria Beckham nuk do të ndjekë hapat e babait të famshëm futbollist, por ka një pasion të madh për baletin.
Cruz Beckham shoqëroi kushërirën e tij në një orë baleti dhe i pëlqeu aq shumë sa vendosi të regjistrohej në kurs.
Edhe pse është i vetmi djalë i grupit thuhet se Cruz po ecën shumë mirë.
Prindërit e tij janë të kënaqur që djali i tyre ka gjetur diçka për të cilën ka pasion dhe po e mbështesin në këtë rrugë.
Top Channel