Vdes njeriu më i vjetër në botë

01/02/2011 18:00

Një grua 114-vjeçare, e konsideruar si njeriu më i vjetër në planet ende në jetë, u shua gjatë gjumit në mëngjesin e sotëm.

Eunice G.Sanborn jetonte në Xheksonvil, Teksas. Më parë, një grup kërkuesish nga Los Anxhelosi e kishin listuar si njeriun më të vjetër të planetit, bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 1900.

Njeriu më i moshuar në botë është shndërruar tani një grua nga Xhorxhia në SHBA, e quajtur Besse Cooper. Ajo është 114 vjeç e pesë muaj. Një franceze mban rekord Guiness për jetëgjatësinë më të madhe, me 122 vjet e gjashtë muaj jetë.

Top Channel