Sabri Hamiti, “Mbreti” i letërsisë në 2010-n

01/02/2011 15:40

Shkrimtari dhe studiuesi nga Kosova, Sabri Hamiti. është fituesi i Çmimit të Madh të Letërsisë për vitin 2010, me vepren “Poetika Shqipe”.

Ky çmim iu dha më parë gjatë ditës në ceremoninë që zhvillohet çdo vit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ajo vlereson 10 shkrimtarët, studiuesit e përkthyesit më të spikatur të vitit.

Çmimi “Petro Marko” u meritua nga shkrimtari Ramiz Gjini me romanin “Bibollasit”. Çmimin “Mitrush Kuteli” e mori shkrimtari Ridvan Dibra me vëllimin me tregime “Në kërkim të fëmijërisë së humbur”.

Poeti Arian Leka, me poemën “Ndreqje gabimesh”, fitoi çmimin “Lasgush Poradeci”. Studiuesi Anastas Kapurani, me veprën studimore “Migjeni, ose parathënie e dyzuar”, u nderua me çmimin Faik Konica.

Shkrimtari Visar Zhiti, për librin eseistik “Panteoni i nëndheshëm”, mori çmimin “Gjergj Fishta”. Perkthyesja Saverina Pasho, mori çmimin Fan Noli me romanin “Ishulli i mundshëm”.

Çmimi “Jusuf Vrioni” iu dha përkthyesit Joachim Röhm, i cili ka përkthyer vepra shqiptare në gjuhën gjermane. Çmimi “At Donat Kurti” 2010,
iu dha shkrimtarit të ri, Joni Boçarit, me romanin “Bor-for ose provat e Askanos”.

Çmimi “Migjeni” 2010 u meritua nga poetja debutuese Manjola Brahaj me vëllimin “Vajtimi i Kalipsosë”.

Top Channel