Rusia humb kontaktin me satelitin ushtarak

01/02/2011 20:05

Rusia humbi kontaktin me një satelit të ri ushtarak, si rrjedhojë e një serie problemesh të evidentuara në mjetin hapësinor.

Ngjarja e ndodhur sot u raportua pak më parë nga mediar ruse. Forcat ushtarake ruse e kanë patur të pamundur të komantojnë satelitin nga toka, pas lëshimit të tij në orbitë me një raketë, mëngjesin e sotëm.

Gjenerali Oleg Ostapenko fajësoi problemet në sistemin e radiokomunikimit të satelitit. Aktualisht, po punohet për të përcaktuar orbitën dhe vendondodhjen e pajisjes.

Nëse zgjidhja e problemit nuk do të jetë e mundur të bëhet që nga Toka, një mision me astronautë mund të ngjitet në orbitë për të sistemuar manualisht defektin.

Top Channel