Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Marianna C., një estetiste nga Napoli, është befasuar kur ka parë në aeroport së bashku me bashkëshortin e saj (me të cilin ishte martuar para dy ditësh) edhe… vjehrrën!!!
Në atë moment ajo kuptoi se në muajin e mjaltit në Paris nuk do ishte vetëm me Stefanon e saj.
Ankesave të bashkëshortes burri iu përgjigj se nuk mund të linte dot vetëm mamanë e tij që kishte një javë e sëmurë.
Pas muajit “të tmerrshëm” të mjaltit, Marianna u detyrua të kalonte edhe Krishtlindjet me vjehrrën, që me sa duke vazhdonte e sëmurë (?) dhe kishte nevojë për përkujdesje dhe vëmendje.
Duke parë situatën, Marianna kontaktoi një avokat dhe kërkoi divorc. Arsyeja zyrtare e kërkesës për ndarje është “lidhja e tepruar e bashkëshortit me nënën e tij gjë që bën të pamundur një lidhje normale martesore”.
Top Channel