Aktorja hollivudiane, Keira Knightley, deklaroi se ajo është aq e turpshme me të panjohurit, sa që ata shpesh mendojnë se është shumë mendjemadhe.
Protagonistja e Piratëve të Karaibeve, në një intervistë për një revistë rozë, i kërkoi falje paraprakisht të gjithë atyre që mund ta ndiejnë veten të ofenduar në të ardhmen prej ftohtësisë së saj.
”Një prej miqve të mi më ka thënë se kur takohem me një njeri të panjohur shndërrohem në një akull të vërtetë. Duket sikur jam shumë mendjemadhe”, deklaroi Knightley.
”Nuk kam dëshirë të dukem kështu, por më besoni që paralizohem tërësisht, sepse jam shumë e turpshme”. 25-vjeçarja, e cila sapo u nda nga aktori Rubert Friend, pranoi se nuk është e aftë të krijojë shpejt shoqëri të reja.
Top Channel