Hi-tech, aksesorët dhe shqiptarët

01/02/2011 19:35

Emisioni i pasdites në Top Channel u ndal sot në mënyrën se si shfaqen risitë e fundit të teknologjisë kompiuterike e telefonike në Shqipëri.

Telefonët inteligjentë apo kompiuterat portabël janë kthyer gjithmonë e më shumë në një domosdoshmëri për publikun e gjerë. Problemi i vetëm, fjala e fundit e teknologjisë kushton.

Erjoni është një prej shqiptarëve më të apasionuar pas këtyre pajisjeve. Ai shpenzoi 1 300 euro për të blerë notebook-un e ri.

”Sot njerëzit përballen kudo me teknologjinë, që në momentin e parë që dalin prej shtëpisë së tyre”, thotë Erjoni. “Shkon në punë dhe kur kthehesh në shtëpi pret me padurim të takosh kompiuterin tënd të dashur, që është shndërruar në mikun më të mirë”.

Përtej kompiuterave, laptopëve dhe celularëve, një biznes paralel ka filluar të zhvillohet, ai i aksesorëve të tyre, pjesëve që u bashkohen pajisjeve për të rritur performancën apo thjesht për të ndryshuar imazhin.

”Duhet të kujdesem edhe për “veshjet” e ipodit dhe për këtë më duhen një palë kufje të mira, në mënyrë që pasi të dëgjoj për 2-3 orë muzikë, të mos më dhëmbin veshët”.

Ndërsa dizenjot, format dhe performanca e produkteve teknologjike bëhet gjithmonë e më e sofistikuar, edhe interesi i njerëzve vjen gjithmonë e në rritje.

Megjithëse kostot mbeten të larta për tregun shqiptar, adhuruesit e hi-tech vazhdojnë të konsumojnë në masë të gjithë këto produkte.

”Përsa i përket aksesorëve, janë femrat ato që janë më të interesuara”, thotë përgjegjësi i një dyqani. “Ndoshta sepse kanë më shumë kohë të lirë se sa meshkujt”.

Produktet e blera, pothuajse gjithmonë kompletohen nga blerësit me ndonjë aksesor dhe mundësitë e zgjedhjes, duke nisur nga çmimet e ngjyrat, janë të shumta. Blerësit ndahen në kategori të ndryshme përsa i përket shijeve.

”Kur bëhet fjalë për aksesorët, femrat janë më të afeksionuara pas ngjyrave”. Vazhdon përgjegjësi i dyqanit. “Ato kërkojnë që aksesorët të kenë ngjyra të forta ose shumë ngjyra.

Nga ana e tyre, meshkujt mbeten më shumë klasikë dhe preferojnë ngjyrat bardhë e zi. Në pjesën e telefonisë, më të preferuarat mbeten kufjet e kasat”.

Me zhvillimin e dukshëm të teknologjisë në kohët moderne, njeriu është shndërruar në një lloj skllavi të pajisjeve hi-tech. Kompiuterat dhe bota e madhe e internetit kanë bërë që bota të jetë befas shumë e vogël.

”Faktikisht, teknologjia ka anët e saj pozitive dhe negative”, thotë Erjoni. “Në anët negative përfshihet pjesa sociale e jetës. Në momentin që blen një telefon, shkëputesh nga njerëzit dhe mënyra e komunikimit me tab ëhet pikërisht telefoni.

FB dhe messenger janë shndërruar në një sëmundje të vërtetë. Ana pozitive është që mund të jesh në kontakt me njerëzit që do në çdo sekondë dhe ata nuk janë ansjëherë larg”.

Në shekullin XXI, teknologjia po bëhet gjithmonë e më e rëndëisshme në jetën e njerëzve. Investimet për prodhimin e pajisjeve hi-tech janë gjithmonë e më të mëdha.

Megjithatë, që një produkt të shitet, e rëndësishme është edhe pamja, kështu që prodhuesit e kanë gjetur zgjidhjen, aksesorët nga më të ndryshimit, deri tek dizenjot me gurë të çmuar.

Top Channel