Berry, në gjyq për kujdestarinë e vajzës

01/02/2011 17:05

Aktorja hollivudiane, Halle Berry, është duke u përgatitur për një betejë ligjore me ish-bashkëshortin, Gabriel Aubrey, për kujdestarinë e vajzës së tyre dy-vjeçare.

Çifti u divorcua në prill pas pesë vitesh martese dhe ranë dakord për një kujdestari të barabartë mbi vajzën, por tani Berry dëshiron që e vogla Nahla të jetojë vetëm me të.

”Halle ka shqetësime serioze rreth mirëqënies së vajzës ndërsa është nën kujdesin e babait të saj për një periudhë të gjatë kohore, prandaj është e vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë për ta mbrojtur”, deklaroi avokati i aktores.

Ndërkohë, 44-vjeçarja Halle, vendosi të tërhiqej nga pjesëmarrja në një film të ri që duhet të merrte pjesë, për të qëndruar në Nju Jork, e gatshme për të marrë pjesë në betejën ligjore.

Top Channel