Bale: Do jem Batman edhe për shumë kohë

01/02/2011 10:45

Christian Bale është i vendosur të interpretojë Batman edhe për shumë kohë… edhe më shumë se sa ka rënë dakord fillimisht në kontratë.

Aktori ka nënshkruar me regjisorin Christopher Nolan për tre filma të superheroit, por tha se është i gatshëm të vazhdojë të mbajë këtë rol edhe pas këtyre filmave.

“Filmi i ardhshëm mund të jetë i fundit ku unë do të interpretoj Batman. Nuk mund ta them me siguri sepse nëse regjisori ka sërish një skenar tjetër unë do të pranoja menjëherë”, tha Bale.

“Në fillim mendova se do të jenë tre filma ku unë do të jem Batman dhe kaq, por mund të jem gabuar”, shtoi aktori.

Në filmin e ri të Batman, “The Dark Knight Rises”, ka zëra se mund të interpretojë edhe Robin Williams në rolin e Dr. Hugo Strange.

Top Channel