Kriza, Ashton: Palët të dialogojnë

31/01/2011 17:00

Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Catherine Ashton, i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të negociojë për cështjet kryesore.

Deklaratën e saj Ashton e ka bërë gjatë një diskutimi mbi situatën në Shqipëri që po zhvillohet mes ministrave të Jashtëm të vendeve të BE në Bruksel.

“Kam biseduar me liderin e opozitës dhe kryeministrin Berisha, ne vazhdojmë të monitorojmë situatën në Shqipëri. Liderët politikë të dialogojnë për cështjet që i shqetësojnë”, ka deklaruar Ashton.

Ndërsa disa ministra të Jashtëm kanë kërkuar ndërhyrje më aktive për zgjidhjen e situatës në vendin tonë, që kulmoi me ngjarjet e 21 janarit.

Top Channel