Homazhi, hiqen lulet nga bulevardi

29/01/2011 15:10

Një ditë pas manifestimit homazh, ku dhjetra mijëra qytetarë nderuan me lule dhe ndezën qirinj në vendin ku mbetën të vrarë 3 demonstruesit e 21 janarit, nuk ka mbetur gjë tjetër veçse mbeturina të qirinjve të shkrirë.

Në bulevard është shuar gjithçka nga jehona e homazhit të së premtes.

Fotografitë dhe lulet janë hequr dhe nuk janë më.

Në Bashkinë e Tiranës thonë se lulet dhe fotografitë nuk janë hequr nga punëtorët e firmave që pastrojnë qytetin.

Madje punëtorët konfirmuan se gjithçka ka mbetur e pa lëvizur deri pas mesnate.

Top Channel