Topi: Partitë, prioritet stabilitetit

28/01/2011 13:20

Zyra e shtypit e Presidencës ka publikuar para pak castesh detajet mbi takimin e zhvilluar sot mes presidentit Bamir Topi dhe të dërguarit të OSBE për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas njoftimit, gjatë takimit kreu i shtetit ka ritheksuar qëndrimin e tij institucional për rivendosjen e dialogut politik.

“Partitë të nxiten nga nevoja e qytetarëve për stabilitet. Duhet një hetim tërësor, i paanshëm dhe profesional për ngjarjet e 21 janarit”, ka deklaruar Topi.

Top Channel