Dëbora, rëndohet situata në Bulqizë

28/01/2011 09:10

Situata në Bulqizë vazhdon të rëndohet për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, që duket se nuk kanë të rreshtur.

Sipas informacioneve të fundit, dëbora ka bërë që të bllokohen akset rrugore Peshkopi-Tiranë dhe Bulqizë-Tiranë, si dhe ka paralizuar qarkullimin në Qafën e Buallit.

Ndërkohë, autoritetet lokale nga Bulqiza njoftojnë se për shkak të të ftohtit të madh është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat.

Situatë e ngjashme është edhe në rrethe të tjera të vendit, kryesisht në veri, ku dëbora dhe ngrica kanë krijuar probleme në jetën e përditshme të banorëve.

Top Channel