Bulqizë, bllokohen 10 furgonë me pasagjerë

28/01/2011 12:00

Mbi 10 furgonë me pasagjerë, mes të cilëve gra e fëmijë, prej dy orësh kanë mbetur të bllokuar në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur Vajkal.

Sipas informacioneve të fundit, situata mbetet e rënduar edhe në Qafën e Buallit, ku vazhdon stuhia e dëborës dhe ketu ka mjete te bllokuara.

Pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve vendore, zhbllokimi i kalimit është i pamundur për shkak të stuhisë.

Top Channel