Aderhold: Të shqetësuar për Shqipërinë

28/01/2011 11:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes kongresmenit Robert Aderhold kanë shprehur sërish shqetësimin e tyre mbi situatën në Shqipëri.

Aderhold është deklaruar kundër cdo lloj akti dhune dhe ka kërkuar një hetim të detajuar të ngjarjeve të 21 janarit, ku humbën jetën tre persona.

“Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri. Jam kundër cdo lloj dhune ndaj institucioneve legjitime dhe demokratike. Nga ana tjetër, duhet kryer një hetim i plotë për atë që ndodhi në demonstratën e 21 janarit”, ka pohuar Aderhold.

Më tej ai u ka drejtuar edhe një apel politikanëve shqiptarë, duke u kërkuar atyre që të vendosin mbi gjithcka interesat e vendit. “Shpresoj që politikanët shqiptarë të zgjedhin të punojnë për vendin”, ka shtuar kongresmeni.

Top Channel