“Top Story”, video ekskluzive të 21 janarit

27/01/2011 21:45

Emisioni “Top Story” ka transmetuar në puntatën e sotme një video të papublikuar më parë të demonstratës së 21 janarit.

Në videon në fjalë, të xhiruar me celular nga shtetasi Hysni Peposhi, shfaqen momentet e vrasjes së parë nga gardistët që nga brenda kryeministrisë hapën zjarr drejt turmës.

Pamjet tregojnë vrasjen e shtetasit Hekuran Deda, pranë të cilit ka qenë pikërisht shokun i tij i ngushtë, Peposhi, i cili, i veshur me xhup portokalli, la më pas celularin për të mbajtur me dorë kokën e Dedës të mbuluar nga gjaku.

Në video dëgjohen edhe të shtënat e armëve automatike, si dhe të qarat e Peposhit për shokun e tij, që pasi u qëllua ra nga skela ku kishte hipur.

Vrasja e dytë, ajo e shtetasit Vizer Veizi, u krye para portës së kryeministrisë, ndërsa e treta, e shtetasit Faik Myrtaj, referuar pamjeve të një televizioni, u krye pranë një prej kullave binjake.

Top Channel