Fullani: Cmimet nën kontroll

27/01/2011 01:50

Edhe pse cështja e rritjes së cmimeve është kthyer këto ditë në një nga shqetësimet më të mëdha të ekonomisë botërore, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani siguroi se inflacioni do jetë nën kontroll.

“Rritja e kërkesës vlerësohet se do të jetë nën potencialin e ekonomisë sonë edhe për vitin 2011. Kjo do të kushtëzojë presione rënëse mbi inflacionin nga ekonomia e brendshme e cila pritet të balancojë efektin e rritjes së cmimeve të huaja dhe të cmimeve të administruara”, tha guvernatori Fullani.

I pyetur nga gazetarët kreu i bankës ka komentuar edhe tensionet e fundit politike në vend, si dhe efektin që ato kanë në ekonomi.

“Cdo nismë, veprim, mosmarrëveshje, konflikt apo konfrontim ka një kosto ekonomike të dukshme dhe të padukshme, direkte apo indirekte të së sotmes apo të së nesërmes. Risku politik është bazë në riskun e vlerësimit të ekonomisë shqiptare nga agjentët ndërkombëtarë, investitorët e jashtëm dhe shqiptarë. Është një notë për Shqipërinë”, argumentoi kreu i Bankës Qendrore.

Këshilli mbikqyrës i bankës e la të pandryshuar normën bazë të interesit në 5 per qind dhe deklaroi se parashikon që edhe në 2011 ekonomia të rritet me ritme të krahasueshme  më ato të vitit të kaluar.

Top Channel