Filmi që po thyen çdo rekord

27/01/2011 10:40

Aktori Italian i humorit, që nga shoë humoristik “Zelig”, kaloi në ekranin e madh të kinemasë, po vazhdon të bëjë të flasë për filmin e tij të dalë para pak kohësh në kinema, “Che bella giornata”.

Pasi kaloi në shitje biletash kolosalin “Avatar”, që në fundjavën e parë të daljes në kinematë italiane, Zalone arriti të mundë edhe të madhin Roberto Benigni me filmin “La vita e bella”. Kjo të paktën përsa i përket fitimeve të mbledhura nga shitja e biletave.

Të ardhurat e filmit të Zalone-s, janë më të mëdhatë në historikun e filmit italian. Vetëm në rreth 10 ditë, ai arriti të fitojë 31 milionë e 479 mijë euro, duke superuar rekordin e Benignit, që në 1997-ën, për të njëjtin hark kohor kishte mbledhur 31 milion e 231 mijë euro, bëjnë të ditur mediat italiane.

Në fakt, biletat në kohën e shfaqjes së filmit të Benignit, kushtonin më pak, por gjithsesi, shifrat mbeten shifra. “Che bella giornata”, filmi që paraqet aktualitetin italian me problemet sociale, ka hapur edhe një debat politik. Opinionet e politikanëve janë ndarë. Dikush nga krahu i majtë ka thënë, se Italia kishte më vlera në kohën e filmit të Benignit dhe si provë të degradimit ka marrë faktin që në klasifikimet e filmave më të parë është kaluar nga Benigni tek Zalone.

Dikush tjetër, po nga e majta, është shprehur, se jo vetem i ka pëlqyer Zalone, por ka shtuar, duke iu referuar moralit të nxjerrë nga filmi, se ndoshta politikanët duhet të mësojnë të jenë edhe ata më të thjeshtë.

Kundër Zalones është Ministri i Mbrojtjes La Russa, i njohur në Itali si adhurues i kinemasë. I djathti La Russa ka thënë se ndoshta filmi i Zalones është për 15-vjeçarë dhe ndoshta kështu shpjegohet edhe suksesi që ka korrur.

Vetë Zalone ka replikuar duke thënë se vlera e një filmi nuk matet nga paratë që mbledh e madje i ka kërkuar falje Benignit, duke shtuar se kur të marrë edhe ai 3 Oscar në Hollyëood ashtu sikurse Benigni për “ La vita e’ Bella”, vetëm atëherë mund të thuhet se e ka kaluar.

Top Channel